10:12 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Reali publikon 19-futbollistët e ftuar për Celta Vigon (Foto)

Skuadra e Real Madridit do ta ketë një përballje të vështirë sot në mbrëmje kundër Celta Vigos.

Zinedine Zidane ka publikuar listën e 19-futbollistëve për përballjen e sotshme.

Në këtë listë mungon emri i sulmuesit francez, Karim Benzema i cili është i lënduar dhe kapiteni Sergio Ramos.

Duke parë këtë listë, formacioni i mundshëm i Realit mund të jetë ky: Navas; Varane, Nacho, Theo, Marcelo; Kroos, Modric, Casemiro; Isco; Ronaldo, Bale.

Takimi mes Realit dhe Celtas zhvillohet nga ora 20 e 45./IndeksOnline/