16:15 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Reali sakrifikon një serb dhe para për yllin e Napolit

Real Madrid e kërkon me çdo kusht në “Bernabeu” Fabian Ruiz dhe është gati të sakrifikojë edhe kartonin e Luka Jovic për të marrë mesfushorin.

Napoli e ka bërë të qartë që nuk llogarit asnjë ofertë poshtë 60 milionë euro, ndërsa sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit nga Madridi kanë gati kartonin e Jovic plus para për të bindur napolitanët.

Kujtojmë që Real e mori Jovic për 60 milionë euro nga Frankfurt, por serbi nuk ka arritur të shfaqë potencialin e tij në Madrid. /IndeksOnline/