18:36 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Reçica: Askush nuk do të lejohet të rrezikojë partneritetin me SHBA

Ish ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica e ka parë si shqetësues faktin që një senator dhe figura të rëndësishme amerikane të kërkojnë shqyrtimin e tërheqjes së Ushtrisë Amerikane nga Kosova.

“Ishte shqetësuese të dëgjosh Senatorin amerikan Perdue dhe politikanë të tjerë të shquar amerikan duke shqyrtuar mundësinë e tërheqjes së trupave amerikanë nga Kosova. Kush e solli Kosovën në situatën aktuale? Askush nuk do të lejohet të rrezikojë bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar Reçica në Twiter.

Ish ministri i Punës ka deklaruar se vendit në këtë kohë i duhet udhëheqje me një vizion dhe guxim për të hapur perspektivë të re për qytetarët e saj.

“Vetëm duke punuar së bashku me partnerët tanë strategjik ne do të arrijmë qëllimet e mësipërme”, ka deklaruar ai./IndeksOnline/