15:37 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Reçica njoftohet për ndërtimin e një qendre të edukimit joformal

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka pritur sot në takim Dorina Lluka-Davies, përfaqësuese për Kosovë e organizatës botërore për të rinj “YMCA”, me të cilën ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit, me theks të veçantë për të rinjtë dhe fëmijët.

“Nga znj.Lluka-Davies u njoftova rreth projektit të tyre për ndërtimin e një qendre të edukimit joformal në Kosovë gjatë këtij viti dhe shërbimeve që do të ofrohen aty”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook.

Ai thotë të këtë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në çështjet për të cilat ata si MPMS mund ti bashkërendojnë veprimet./Indeksonline/