22:02 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Redi Jupi: Shqipëria është dobësuar pasi që Kosova është krijuar

Analisti shqiptar i futbollit, Redi Jupi, është inkuadruar drejtpërdrejt në emisionin “Debat Plus”.

Në emision është duke u diskutuar tema “Fuqia e dy kombëtareve”

Sipas Jupit, me një kombëtare të përbashkët do të ishim të kualifikuar gjithmonë.

“Shqipëria është dobësuar shumë pasi që Kosova është pranuar në FIFA dhe UEFA. Nëse do të ishim të bashkuar ashtu siç do duhet të ishte, atëherë gjithmonë do kualifikoheshim”, ishin fjalët e Jupit në emision.