09:35 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

“Reds” të frustruar, nuk mund të arrijnë në kohë në Angli për të festuar

Tifozët e Liverpool janë mjaft të frustruar sa i përket paradës së fitores, nëse skuadra e tyre do të fitojë Ligën e Kampionëve.

Planet janë bërë që festa të filloj pas përfundimit të ndeshjës së 26 majit në Kiev – që do të thotë se tifozët që janë atje nuk kanë asnjë shans të kthehen në kohë.

Fakti që nuk ka fluturime të drejtpërdrejta në aeroportin e Liverpoolit nga Kievi, dhe se fluturimi i fundit të shtunën është pak para përfundimit të lojës, do thotë se “Reds” nuk mund të kthehen deri të dielën në pasdite, transmeton IndeksOnline.

Fitorja në Kiev parasheh kthimin e ekipit të dielën më 27 maj, me klubin që do të lëvizë drejt bregut të Liverpoolit e që përfundon në afërsi të vendit të koncertit ‘Liverpool Olympia’ .

Por, problemi tjetër është se qyteti ka edhe dy festa atë ditë. “Tall Ships Regatta” dhe Bordeaux Wine Festival” . Kjo do të thotë që festa nuk çon në rrugët Queens Drive – në hollin e St George dhe në Anfield, paradë kjo të cilën Liverpool e ka bërë në të kaluarën.

Kryetari i Bashkisë së Liverpoolit, Joe Anderson, një tifoz i Evertonit, tha: “Pavarësisht nëse jeni një tifoz i kuq, i kaltër apo jo, një ngjarje si kjo ka një ndikim jashtëzakonisht pozitiv dhe do të ndriçojë sërish qytetin” .

“Ne jemi të gjithë jashtëzakonisht krenarë për arritjen e LFC-së dhe tashmë mund të ndjeni lëvizjen rreth qytetit para finales” tha ai.

“Klubi kërkoi që parada të zhvillohet të dielën dhe edhe pse tashmë është një ditë e zënë për qytetin, ne duam të sigurohemi se jemi të gatshëm t’u japim mirëseardhjen e heronjve që ata meritojnë nëse fitojnë. “Unë e kuptoj se do të ketë zhgënjim për ata tifozë që nuk janë në gjendje të kthehen nga Kievi në kohë, por ishte një situatë e ngjashme në vitin 2005 dhe ne duhet të udhëhiqemi nga klubi në lidhje me datën dhe kohën” , deklaroi Joe Anderson. /IndeksOnline/