75 Mall Live Search
22:41 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / L A

Refuzohet apeli i Southamptonit, Middlesbrough mbetet në finalen e play-offit të Championship

Southamptoni ka marrë vëmendje së fundmi në futboll.

Kjo pasi që ata janë përjashtuar nga finalja e play-offit të Championship për t’u ngritur në Premierligë.

Përjashtimi erdhi për shkak të një pjesëtari të stafit, i cili kishte spiunuar stërvitjet e tre skuadrave si Oxford United, Ipswich Town si dhe të kundërshtarit të tyre në gjysmëfinale, Middlesbrough të cilët tashmë do të zë vendin e tyre në finale ndaj Hull Cityt.

Southampton, kishte apeluar në FA këtë vendim ndaj tyre por që doli e pasuksesshme.

Finalja Middlesbrough-Hull City, do të zhvillohet më 23 maj në “Wembley”./IndeksOnline/