10:09 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Refuzon t’i japë trodon, kërcënon infermieren në Pejë

Një person i komunitetit egjiptian ka shqetësuar dhe kanosur punëtoren në qendrën mjekësore në Pejë e cila kishte refuzuar t’i japë substancë të llojit “trodon”.

Gjatë legjitimit dhe kontrollimit nga policia tek i dyshuari në trup është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e vogël me substancë narkotike të llojit marihuanë, njofton Policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.