08:35 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Rei Manaj përsëri probleme me hundën, largohet nga stërvitja i gjakosur

Dëmtimet nuk po e lënë të qetë Rei Manajn tek Albasete. Teksa mungoi për një periudhë të gjatë tek ekipi spanjoll, pasi theu hundën, e për disa ndeshje luajti me maskë në fytyrë, tashmë ka sërish frikë për sulmuesin shqiptar.

Në ditën e sotme, Manaj e ka lënë stërvitjen në mes, pas përplasjes me një nga shokët e skuadrës, ku u vu re hunda e tij e gjakosur. Diçka e tillë ka shtuar frikën, dhe ai u largua nga stërvitja, për të kryer vizita të detajuara, me shpresën që të mos përsëritet dëmtimi në hundë./PanoramaSport/