Rekord gjobash në trafik: Policia e Kosovës ndëshkon 2213 kundërvajtës brenda 24- orëve

Policia e Kosovës ka shënuar një rekord të ri të gjobave për këtë vit, duke ndëshkuar plot 2213 kundërvajtës në trafik gjatë 24-orëve të fundit, transmeton IndeksOnline.
Në një njoftim nga policia rrugore, bëhet e ditur se në këtë periudhë kanë ndodhur gjithsej:
- 16 aksidente me persona të lënduar,
- 44 aksidente me dëme materiale,
ndërkohë që fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident me pasoja fatale.
Policia vazhdon të bëjë thirrje për kujdes maksimal në trafik, respektim të rregullave dhe ulje të shpejtësisë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë./IndeksOnline/