08:17 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rekordet e fazës së grupeve të Champions League

Ja cilat kanë qenë disa nga rekordet e vëna në fazën me grupe të UEFA Champions League…

Më shumë ndeshje në grupe: 89 – Iker Casillas (Real Madrid, Porto)

Më shumë gola në grupe: 60 – Lionel Messi (Barcelona)

Mesatarja më e mirë gol për ndeshje: 0.95 – Lionel Messi (60 gola, në 63 ndeshje)

Më shumë gola në një ndeshje: 5 – Luiz Adriano (BATE Borisov 0-7 Shakhtar Donetsk, 2014)

Më shumë gola në një edicion të vetëm: 11 – Cristiano Ronaldo (Real Madrid, 2016)

Goli më i shpejtë: 10.96 sekonda – Jonas (Valencia 3-1 Bayer Leverkusen, 2011)

Autogoli më i shpejtë: 129 sekonda – Inigo Martínez (Manchester United 1-0 Sociedad, 2013)

Tregolëshi më i shpejtë: 8 minuta – Bafetimbi Gomis (Dinamo Zagreb 1-7 Lion, 2011)

Futbollisti më i ri: 16 vjeç e 87 ditë – Celestine Babayaro (Anderlecht 1-1 Steaua, 1994)

Golashënuesi më i ri: 17 vjeç e 195 ditë – Peter Ofori-Quaye (Rosenborg 5-1 Olympiacos, 1997)

Futbollisti më i vjetër: 43 vjeç e 253 ditë – Marco Ballotta (Real Madrid 3-1 Lazio, 2007)

Golashënuesi më i vjetër: 38 vjeç e 59 ditë – Francesco Totti (CSKA Moskë 1-1 Roma, 2014)

Skuadra që ka luajtur më shumë në grupe: 22 – Barcelona, Real Madrid, Porto

Skuadrat që kanë marrë më shumë pikë në një grup: 18 pikë – AC Milan (1992/93), Paris Saint-Germain (1994/95), Spartak Moskva (1995/96), Barcelona (2002/03), Real Madrid (2011/12 dhe 2014/15)

Më shumë gola të shënuar në një fazë grupesh: 25 – Paris Saint-Germain (2017/18)

Më pak gola të shënuar në një fazë grupesh: 0 – Deportivo La Coruna (2004/05), Maccabi Haifa (2009/10), Dinamo Zagreb (2016/17)

Më shumë gola të pësuar në një fazë grupesh: 24 – BATE Borisov (2014/15), Legia Varshavë (2016/17)

Ndeshja më me shumë gola: 12 – Borussia Dortmund 8-4 Legia Varshavë, 2016

Fitorja më e thellë në grupe: 8-0 – Liverpool 8-0 Besiktas (2007), Real Madrid 8-0 Malmo (2015)

Barazimi me më shumë gola: 4-4 – Hamburg 4-4 Juventus (2000), Leverkusen 4-4 Roma (2015)