11:45 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Remzi Ejupi hesht përballë dorëheqjes së Sokolit

Lajmi për dorëheqjen e Bylbyl Sokolit nga stoli i Prishtinës erdhi krejt papritur sot në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur në zyret e klubit.

Pas dorëheqjes së Sokolit, Indeksonline kontaktoi me presidentin e klubit, Remzi Ejupin i cili nuk dha ndonjë informacion dhe tha se konferenca është mbajtur dhe kjo është e tëra.

Indeksonline dje kishte biseduar me Bylbyl Sokolin, i cili kishte folur për formën që Prishtina po kalon, performancën e lojtarëve dhe pritshmëritë e klubit në ndeshjen e ardhshme, ndërsa nuk përmendi asgjë për intervenimin në gju, ose që do të jepte dorëheqje nga stoli i Prishtinës.

Kur iu përmendën këto, Ejupi ngriti tonin dhe nuk dha ndonjë informacion tjetër duke e mbyllur edhe linjën./Indeksonline/