20:10 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Remzi Ejupi mashtron opionin, e dinte mirë gjendjen teknike të stadiumit

Pas një kohe të gjatë, Prishtina po rikthehet në shtëpinë e saj. Madje si rrallë herë, takimi Prishtina – Gjilani u vendos të luhej në mbrëmje.Mirëpo FFK kishte vendosur ta shtyjë këtë ndeshje shkaku i mospranimit teknik të stadiumit nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti.

3 muaj më herët FC Prishtina në krye me Remzi Ejupin, kishte bërë akuzat më të renda deri në ofendime personale ndaj legjendes Fadil Vokrri dhe zëvendës sekretarit te FFK-së Arianit Ahmeti, se jane ata të cilët nuk e lanë të zhvillohet ndeshja në mes Prishtines dhe Drites, aq larg sa që edhe Plisat me Albert Kastratin kishin thënë se do ti përzejmë edhe nga Prishtina, shkruan IndeksOnline.

Tani pas 3 muajve po i njejti,Remzi Ejupi, thotë se ishte dashur që të lajmerojnë së paku 24 orë para zhvillimit të ndeshjes edhe pse stadiumi eshte veqse i testuar pa asnjë reagim apo flustrim. Edhe këtu Ejupi mashtron opinionin kur dihet se qysh mbrëmë Ministri me urdhër largoi nga seanca stervitore FC Prishtinen në ora 17:30, dhe nuk kishte pasur asnjë reagim.

Tutje, FFK ka dhënë edhe sqarimin e saj se pse ndeshja nuk mund të zhvillohet në Prishtinë.

“FFK-ja gjithmonë ka dashur dhe ka qenë e interesuar që ndeshjet të zhvillohen në stadiume të mira dhe sidomos në Prishtinë. Por siç dihet tashmë stadiumi i qytetit në Prishtinë është në rinovim e sipër. Madje FFK-ja ka qenë e interesuar që të paktën dy ndeshje të Kombëtares A të zhvillohen në kryeqytet, por duke ndjekur shqetësimet edhe të UEFA-s, që stadiumi nuk është i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve, ka hequr dorë nga një gjë e tillë”, thuhet ndër të tjera në sqarimin e FFK’së.

“Po ashtu FFK-ja me kujdes ka ndjekur edhe punimet në stadiumin e qytetit dhe sipas informatave nga investitorët, MKRS dhe komuna e Prishtinës si dhe punëkryesi, stadiumi mund të jetë i gatshëm diku nga fundi i qershorit i këtij viti dhe paraprakisht duhet të bëhet pranimi teknik i tij dhe më pastaj Komisioni i FFK-së për inspektimin e objekteve sportive i FFK-së do të inspektojë dhe do të vlerësojë se a i përmbushë kushtet dhe kriteret për zhvillimin e ndeshjeve qoftë kampionale qoftë ndërkombëtare. Së këndejmi me gjithë dëshirën dhe vullnetin që kjo ndeshje të zhvillohet në një stadium të mirë përkatësisht në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ku nuk ka pranim teknik të objektit, FFK-ja edhe njëherë sqaron opinionin se këtu nuk është punë marrëveshjeje apo mirëkuptimi, por gjendja është e tillë”, thuhet në fund të komunikatës. /IndeksOnline/