19:00 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Remzie Osmani e lumtur pranë prindërve: S’ka ma mirë se me të ardhë nanë e babë

Remzie Osmani është një nga këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore.

Këngëtarja përveç tejet e dashur për publikun, ajo shpesh ka treguar që është edhe një nënë, bashkëshorte e një person i kujdesshëm dhe i dashur, shkruan Indeksonline.

Së fundmi në llogarinë Instagram ka postuar një fotografi mjaftë modeste, teksa shihet me dy prindërit e saj të moshuar duke pirë çaj.

Këngëtarja madje përmes një rreshti ka përshkruar edhe këtë ndjesi të lumtur pranë dy personave më të shtrenjtë për të:

Ska ma mire se met ardh nane e babe. O zot ruj te gjitheve edhe tmit