09:21 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / L K

Renato Sanches e “fshinë” Romën nga rrjetet sociale

Pa u bërë ende gjysmë viti nga transferimi i tij, Renato Sanches është gati të ndahet me Romën.

Futbollisti portugez e ka fshirë foton e tij në Instagram me fanelën e Romës dhe ka hequr mbishkrimin se luan te kjo skuadër.

Ky është një sinjal se portugezi po sheh mundësinë e largimit në janar nga skuadra italiane.

Poshtërimi që i ka bërë Mourinho në ndeshjen ndaj Bolonjës duke e aktivizuar pas ndeshjes dhe duke e larguar pas disa minutave nga loja, e ka irrituar tej mase futbollistin.

Jorge Mendes, tashmë është në lëvizje për t’i gjetur një ekip të ri./Indeksonline/