11:44 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / B O

Renditja e FIFA-s: Brazili ruan vendin e parë, ja ku pozicionohen Shqipëria e Kosova pas ndeshjeve të shtatorit

FIFA ka publikuar renditjen e saj për ekipet kombëtare dhe duket se Brazili vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina.

Në 10 vendeve të para, vetëm Italia ka arritur të ngjitet me një pozicion, duke ja parakaluar Spanjës.

Për sa i përket Kombëtares shqiptare, vazhdon të qëndrojë në vendin e 66-të të renditjes, pa asnjë ndryshim nga muaji gusht.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kosovës, me një humbje dhe një fitore në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ka humbur një pozicion duke shkuar në vendin e 107.

RENDITJA: