22:42 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Renditja e plotë për ”Topin e Artë” – ka shumë befasi

Tashmë ka përfunduar gala-mbrëmja e sotme, e cila u mbajtë në Paris të Francës.

Ceremonia në fjalë nxori futbollistin më të mirë të vitit, futbollisten më të mirë, dhe futbollistin e ri më të mirë.

Çmimin kryesor – atë të ”Topit të Artë” e fitoi Luka Modric, për femra – Ada Hegerberg dhe për të rinjë – Luka Modric, transmeton IndeksOnline.

Befasia më e madhe e kësaj ceremonie është se Lionel Messi për herë të parë që prej vitit 2006 ka mbetur jashtë top treshes.

Vendin e dytë në këtë renditje e ka zënë Cristiano Ronaldo, vendin e tretë Antoine Griezmann dhe vendin e katërt Kylian Mbappe.

Kurse, lojtari që u largua nga Barcelona për ta fituar çmimin në fjalë, Neymar, u renditë në vendin e 12-të./IndeksOnline/