15:25 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Renovohen 300 hyrje të ndërtesave në lagjen “Bregu i Diellit”, Ahmeti vlerëson cilësinë e punimeve

Depertamenti i mirëmbajtjes dhe investimeve në NPB dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë mbajtur një konferencë shtypi pas përfundimit të renovimit të 300 hyrjeve të ndërtesave në lagjen “Bregu i Diellit”.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha që sot përurohet hyrja e 300-të e këtyre ndërtesave me tërë kushtet si ndriçimi e gjërat e tjera.

“Po punohet me kosto mujore dhe si ndërrmarrje publike po punohet mjaftueshëm”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se ka përcjell vazhdimisht punën e këtyre punimeve dhe cilësia është e mirë.

“Unë kam parë punimet vazhdimisht dhe cilësia është shumë e mirë dhe ka nevojë edhe për gjëra të tjera, por ka rëndësi që banorët janë të kënaqur”, theksoi ai.

Midis tjerash kryeshefi ekzekutiv i Ndërrmarrjes Publike Banesore, (NPB), Hajdar Hoxha tha se është punuar në 300 hyrje të këtyre ndërtesave dhe rreth 300 njësi banesore kanë përfituar edhe 500 të tjera janë duke pritur.

“Jemi munduar të implementonim këto shërbime të këtyre njësive banesore dhe edhe 500 të tjera janë duke pritur”, tha Hoxha.

Si përfundim banori i një prej familjeve përfituese, Abdylqerim Mpripa, ishte shumë i kënaqur nga këto shërbime dhe rregullime.

“Shumë mirë tashti, shumë pastër po janë dhe shumë më mirë se më herët”, u shpreh qytetari.