10:30 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / AR

Reperi i famshëm sërish në telashe, ja për çka po akuzohet

Reperi i njohur amerikan, R.Kelly nuk po gjen qetësi.

55 vjeçari tani është duke u akuzuar për joshje të të miturve, të cilët i ka detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Kelly u shpall fajtor në një rast të ngjashëm në NY në fund të muajit qershor, i cili u dënua me 30 vite burg.

Historitë për abuzimet nga Kelly datojnë në vitet ’90 dhe u bën përsëri pas shfaqjes së serialit dokumentar Surviving R. Kelly nga viti 2019.

Në të thuhej se disa gra pretenduan se kishin qenë viktima të tij në moshë të mitur. Pasi panë pamjet, prokurorët në Çikago u bënë thirrje viktimave të dalin në gjykatë duke dëshmuar gjithçka që kishte ndodhur./Indeksonline/