13:37 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Reprezentacioni i Kosovës kaloi kontrollin teknik, gati për garën automobilistike malore në Kroaci

Federata e Auto Sporteve të Kosovës i është nënshtruar me sukses kontrollit teknik të makinave dhe po vazhdon treningun, që të jetë gati për garën automobilistike malore, që do të zhvillohet në Buzet të Kroacisë.

Në këtë garë që përshkon 5,001 metra shtigje të thepisura malore, Reprezentacioni i Kosovës po merr pjesë me shtatë garues, që garojnë në kategori të ndryshme.

“Gjithçka është gati për garë dhe po shkon sipas parashikimeve, andaj presim fitore në fund të garave” ka thënë Behar Cakiqi nga grupi Marrakli t’Kerreve, që po i shoqëron garuesit dhe delegacionin e FASK-ut.

Pjesëmarrës në këtë garë, janë Bardhyl Canolli, Valon Jaha, Liridon Kalenderi, Gazmend Demolli, Besfort Bunjaku, Kreshnik Mariqi dhe Leutrim Bytyqi.