75 Mall Live Search
19:19 / E Diele, 31 Maj 2026 / F.R

Reshitaj nga Suhareka: Republika jonë ka nevojë për politikë bashkuese, assesi ndarëse e përçarëse!

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Albena Reshitaj, ka marrë pjesë në tubimin zgjedhor të mbajtur në Suharekë, nga ku ka përcjellë mesazhin për unitet dhe mbështetje ndaj vizionit politik të LDK-së.

Përmes një postimi në facebook, Reshitaj ka deklaruar se Suhareka “foli qartë”, duke theksuar se Kosovës i duhet LDK-ja, vizioni i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Ukë Bytyçi.

“Suhareka foli sot qartë, Kosovës i duhet Lidhja Demokratike e Kosovës, vizioni i Dr.Ibrahim Rugovës dhe i Ukë Bytyçit.

Republika jonë ka nevojë për politikë bashkuese, assesi ndarëse e përçarëse.

Të vazhdojmë të bashkohemi të gjithë, ditë për ditë e orë e çast, në rrugën e ndritur të shtetit tonë”, ja shkruar Reshitaj./IndeksOnline/