11:29 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Reus, objektiv kryesor i AC Milanit

Klubi i famshëm, AC Milani duket se është i vendosur që në verën që vjen ta blejë mesfushorin e Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Sipas mediave italiane, gjermani është objektiv i “Rossonerëve” në tregun e verës që po vjen.

Milanistët janë duke i vëzhguar disa lojtarë të cilët synojnë t’i blejnë në afatin kalimtar të ardhshëm.

Siç raportohet, Reus, i cili me Dortmundin ka kontratë deri në vitin 2019, është në krye të listës së milanistëve./IndeksOnline/