17:08 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Rexhep Selimi del nga mbledhja, kjo është deklarata para gazetarëve

Edhe anëtari i Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka dal nga mbledhja e Kryesisë e cila ka filluar në orën 13:00 dhe po vazhdon ende.

Selimi tha se po diskutojnë për shumë tema ndërkaq tha se kjo është mbledhje e rregullt e Kryesisë së Vetëvendosjes.

Ai tha se pas mbledhjes dikush nga VV do të dal që të flas për media.

Pa më herët ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Vetëvendosje Dardan Sejdiu ndërsa para dy ditësh ka dhënë dorëheqje edhe Visar Ymeri./Indeksonline/