19:33 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rexhep Selimi ‘godet’ AAK-në e NISMA-n

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka folur lidhur me çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin pozita së fundi ka rënë dakord që të udhëtojnë së bashku në Bruksel, ditën e mërkurë.

Selimi ka theksuar se tani nuk është befasi që AAK e Nisma e përkrahin Thaçin dhe partinë e Kadri Veselit në Bruksel në negociatat me Vuçiqin. Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se kudo që Thaçi do të shkojë do t’i ketë prapa vagonat e tij, transmeton Indeksonline.

“Tek e fundit kjo është arsye se përse u pat bërë PAN-i”, ka pohuar Selimi.

“Tashmë, nuk është befasi që AAK e NISMA i shkojne prapa Thaçit dhe PDK-së deri në Bruksel në negociatat me Vuçiçin. Kudo që shkon Thaçi do t’i ketë prapa edhe vagonat e tij, deri edhe në fundin e tij. Tek e fundit kjo është arsye se përse u pat bërë PAN-i”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Ndryshe, drejtuesit e institucioneve do të udhëtojnë të mërkurën, më 18 korrik, në Bruksel për takim pune me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini. /Indeksonline/