20:39 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rexhep Selimi: Kur të implikuari janë nën panik, kjo e ndihmon zbulueshmërinë e krimit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se nëse qeveria është e shqetësuar kur ka hetime të krimeve edhe më të shqetësuar duhet të jemi ne se çfarë qeveri na udhëheq.

Sipas Selimit, kur një prokuror alarmon për një krim e të implikuari janë nën panik, kjo e ndihmon zbulueshmërinë e krimit, transmeton Indeksonline.

Këto reagime të Selimit erdhën pas zhvillimeve të fundit në drejtësinë kosovare ku Prokurori Special, Elez Blakaj dha dorëheqje teksa më pas deklaroi se ishte kërcënuar nga figura të njohura kosovare.

Ndërsa sot Shoqëria Civile kishte organizuar një protestë me kërkesë për shkarkimin e Kryeprokurorit Aleksander Lumezit dhe vendosjen e vetingut të gjyqësisë në vend.

Postimi i plotë i Selimit:

Qeveria, ne vend se ta marre ne mbrojtje drejtesine e kercenuar, ajo po e kercenon drejtesine.

Nese qeveria eshte e shqetesuar kur ka hetime te krimeve poaq me te shqetesuar duhet te jemi ne se cfare qeverie na udheheq.

Kur nje prokuror alarmon per nje krim e te iplikuarit jane nen panik, kjo e ndihmon zbulueshmerine e krimit.

Temat: