14:32 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rexhep Selimi paralajmëron ‘vjeshtë të nxehtë’

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është në pritje të fillimit të seancës.

Ani pse një e tillë, sipas tij është “grabitur” nga qeveria ditën e djeshme, duke shkelur kështu të drejtat e deputetëve të garantuara me rregulloren e Kvendit.

“Pritet vazhdimi i seancës që e grabiti seancën e opozitës ditën e djeshme. Ne po vazhdojmë të presim dhe kjo pritje nuk është e rastësishme por ne do të vazhdojmë që të këmbulim. Krejt kjo cka po ndodh tani është grabitje e të drejtës së opozitës për të thirrur seancë, duke plotësuar gjitha kushtet dhe normat.” është shprehur ai.

Ndërsa, i pyetur nga gazetarët nëse pritet që të ketë protesta, pasi që edhe LDK-ja ka theksuar se janë të gatshëm për një gjë të tillë, Selimi ka theksuar se vjeshta do të jetë e ngrohtë.

“Ka vjeshta e ngrohtë po shkojmë” ka përfunduar Selimi./Indeksonline/