Rezultatet dhe tabela e Superligës
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.
Të shtunën u zhvilluan tri ndeshje:
Gjilani – Ballkani 1:3
Feronikeli – Drita 4:0
Prishtina – Ferizaji 0:0
Ndërsa sot (e diel) janë zhvilluar edhe tri ndeshjet tjera:
Llapi – Flamurtari 0-0
Liria – Kek-u 6:2
Trepça ’89 – Drenica 1-1
Flamurtari vazhdon kryesimin me 13 pikë, dy më shumë se Feronikeli, ndërsa Llapi është e treta me 10 pikë.
Kampionët në fuqi, Drita janë në pozitën e parafundit me vetëm 3 pikë, ndërsa KEK-u e fundit pa asnjë pikë. /IndeksOnline/