16:26 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Rezultatet dhe tabela e Superligës pas xhiros së 23-të (Foto)

Kanë përfunduar pesë nga gjashtë ndeshjet e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës, shkruan indeksonline.

Derbi i kësaj xhiroje në mes të Prishtinës dhe Trepça ’89 ka përfunduar në barazim pa gola.

Drita ka mposhtur Drenicën me rezultat 3-1, Liria dhe Vëllaznimi kanë barazuar 1-1, Feronikeli ka mposhtur Besën me rezultat 2-1, ndërsa Llapi është kthyer te fitorja duke mposhtur Vllaznin e Pozheranit me rezultat 2-0.

Prishtina vazhdon kryesimin në tabelën e Superligës me 43 pikë, dy më shumë se Drita në pozitën e dytë.

Liria është e treta me 38 pikë, e ndjekur nga Feronikeli dhe Llapi me nga 37 pikë.

Nesër zhvillohet edhe ndeshja e fundit e xhiros së 23-të në mes të Gjilanit dhe Flamurtarit. /IndeksOnline/