18:19 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Rezultatet dhe tabela e Superligës pas xhiros së 30-të (FOTO)

Kanë përfunduar katër ndeshje të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës.

Dy skuadrat pretendente për titull, Drita dhe Prishtina janë ndalur në barazim nga Gjilani respektivisht Feronikeli.

Llapi ka mposhtur Drenicën me rezultat minimal 1-0, ndërsa Liria u mposht në Prizren me rezultat 0-2 nga Trepça ’89, shkruan indeksonline.

Drita vazhdon kryesimin me 60 pikë, tri më shumë se Prishtina në vendin e dytë.

Llapi rifiton vendin e tretë me 48 pikë, një më shumë se Trepça ’89 dhe Liria që kanë nga 47 pikë.

Prizrenasit pas humbjes së sotme kanë rënë dy pozita në tabelë.

Nesër zhvillohen ndeshjet e “mbijetesës”, ku Besa e pret Flamurtarin ndërsa Vllaznia e Pozheranit e pret Vëllaznimin. /IndeksOnline/