18:26 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Rezultatet dhe tabela e Superligës pas xhiros së 31-të (Foto)

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës.

Dje u zhvillua një ndeshje, ku Drenica dhe Feronikeli barazuan pa gola.

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar pesë ndeshje tjera, shkruan indeksonline.

Drita dhe Prishtina shënuan fitore duke mposhtur Lirinë respektivisht Gjilanin dhe vazhdojnë luftën për titull.

Flamurtari ka fituar kundër Vllaznisë, Trepça ’89 ka mposhtur Besën e Pejës, ndërsa Vellaznimi i Gjakovës ka triumfuar ndaj Llapit.

Drita vazhdon kryesimin me 63 pikë e ndjekur nga Prishtina me 3 pikë më pak.

Trepça ’89 ngjitet në pozitën e tretë ne 50 pikë, dy më shumë se Llapi dhe tri më shumë se Liria.

Drenica është në pozitën e gjashtë me 46 pikë dy më shumë se Feronikeli dhe Vellazenimi.

Vellaznimi dhe Flamurtari janë në pozitat e barazhit me 42 respektivisht me 25 pikë.

Ndërsa Besa e Pejës dhe Vllaznia e Pozheranit sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Parë. /IndeksOnline/