22:19 / E Hënë, 22 Maj 2023 / C E

Rezultatet nga ndeshjet e para gjysmëfinale në futsall

Janë mbyllur në fundjavë ndeshjet e para gjysmëfinale të “Play-Offit” të zhvilluara në fundjavë, në Superligën e Kosovës në futsall.

Fitore në ndeshjet e para shënuan Prishtina 01 dhe Liqeni.

Prishtinasit fituan si vendas në vazhdime 7:5 ndaj Drenicës. Koha e rregullt e kësaj ndeshjeje u mbyll baras, 5:5.

Në ndeshjen tjetër, skuadra nga Drenasi triumfoi në udhëtim ndaj Vjosës.

Liqeni mposhti skuadrën e Shtimes me rezultatin 2:1.

Ndeshjet e dyta gjysmëfinale do të zhvillohen në mesjavë.