13:53 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rezultatet pas pjesës së parë në ndeshjet Drenica-Prishtina, Llapi-Feronikeli

Në të dyja ndeshjet e sotme që janë duke u zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës ka pasur gola të shënuara.

Prishtina është duke fituar si mysafir 0-2 kundër Drenicës, pas golave të shënuara nga Oto John dhe Ergyn Ahmeti.

Kurse Llapi dhe Feronikeli pjesën e parë e kanë përfunduar me barazim pas golave të shënuara nga Ersil Ymeraj për Llapin dhe Ilir Berishës për Feronikelin./Indeksonline/.