14:13 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ri-ekzaminohet rasti i Neymar, pritet të ”kalbet” në burg

Sulmuesi brazilian mund të përballet me një dënim prej gjashtë vitesh burg pasi që Gjykata ka ri-ekzaminuar kalimin e tij nga Santosi te Barcelona.

Vitin e kaluar, ish-ylli i Barcelonësm, Neymar ishte për një seancë në Gjykatën Spanjolle për procedurën e kalimit të tij në ”Camp Nou”.

Braziliani u transferua te klubi katalunas në vitin 2013 pas katër vitesh kur u inkuadrua nga akademia e të rinjëve, transmeton IndeksOnline.

Mediat në Spanjë shkruajnë se Gjykata në fjalë ka vendosur në minutin e fundit t’i referohet Dhomës së Krimeve në prani të tre gjykatësve.

Fakti që tre gjyqtarë do të jenë prezent në këtë rast, atëherë dënimi mund të rritet në pesë vite pasi që shihet si rast serioz.

E përdtishmja katalunase, Lavanguardia raporton që nëse Neymar shpallet fajtor, atëherë mund të dënohet nga katër deri në gjashtë vite.

Transferimi në fjalë ka qenë subjekt i një hetimi që nga janari i vitit 2014, ku protagonist janë edhe Barcelona dhe presidenti, Josep Maria Bartomeu./IndeksOnline/