09:04 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Rihanna mahnitëse në Milano (Foto)

Rihanna është shfaqur mahnitëse të enjten në lansimin e koleksionit të saj të fundit Fenty Beauty në Milano.

Këngëtarja 30-vjeçare amerikane u paraqit me një fustan të zi të lëkurës, teksa festoi lansimin e produkteve të bukurisë në qytetin italian, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Rihanna tregoi linjat e saj në fustanin e zi të ngushtë, duke e zbukuruar elegancën me një rrip të hollë në mes duke theksuar belin e saj.

Gjithmonë vajza magjepsëse, Rihanna aksesoi pamjen e saj me një sërë aksesorësh dhe unaza ari të forta/Indeksonline/

Temat: