19:42 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rikthehet Xhensila, bashkëpunon me emra të njohur të muzikës

Këngëtarja simpatike, Xhensila Myrtezaj prej kohësh nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor.

Ajo  pauzoj në muzikë duke iu përkushtuar familjes dhe vajzës së vogël, Ajka, shkruan Indeksonline.

Por, ani duket që këngëtarja është e gatshme për një rikthim dhe këtë e tregoj përmes një imazhi të publikuar në ‘InstaStory’.

Xhensila shihet në studio së bashku me dy artistët e njohur shqiptar, Pirro Çako dhe Darko Dimitro.

Këngëtarja nga Shqipëria, nuk ka dhënë detaje tjera rreth këtij projekti, por pritet të shohim në ditët në vazhdim./Indeksonline/