08:30 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rikthimi i CR7 në shtëpi, Man United pret Juventusin sonte

Manchester Unitedi do ta vazhdojë kampanjën në Champions League pas barazimit dramartik, 2-2 ndaj Chelseat, duke u përballur me Juventusin në ”Old Trafford” sonte.

”Djajtë e Kuq” kanë marrë katër pikë nga dy ndeshje evropiane, por tani do të përballen me njëren prej skuadrave më të mira në Evropë, Juven, e cila lëshoi pikë në Serie A në fundjavë pas barazimit, 1-1 me Genoan.

Ndeshja e sontme do të zhvillohet në ”Old Trafford” me fillim nga ora, 21:00.

Forma e fundit:

Man Unitedi ishte brilliant në pjesën e dytë në ”Stamford Bridge” pasi ishte në disavantazh, 1-0 dhe në fund ia doli ta lë Londrën me një pikë, transmeton IndeksOnline.

Forma e skuadrës nga Mançesteri në Champions League këtë sezon ka qenë jo konstante, ku pas fitores si mysafir ndaj Young Boys, ata barazuan në shtëpi me Valencian.

Chelsea FC v Manchester United - Premier League

Por, trajneri, Jose Mourinho është i bindur se paraqitja e lojtarëve të tij ndaj Chelseat do t’i motivojë ata për ta mposhtur Juventusin.

Nga ana tjetër, në fundjavë, Juventusi barazoi me Genoan, duke e ndalur ecurinë e fitoreve radhazi në Serie A.

Cristiano Ronaldo është në formë të mirë me gola, por në barazimin ndaj Genoas, skuadra ka treguar se di edhe të mos fokusohet mirë në mbrojtje.

Përballja klasike:

Në vitin 1999, kur ”Djajtë e Kuq” sundonin botën, Man Unitedi u rikthye nga dy gola disavantazh, për ta siguruar një fitore, 4-3 në Torino dhe për t’u kualifikuar në finalen e Champions Leagues.

Filippo Inzaghi of Juventus

Përballja kruciale:

Ende nuk jemi bindur me aftësitë e treguara nga Romelu Lukaku, por sonte ai mund t’i shkaktojë probleme mbrojtjes italiane, përcjellë IndeksOnline.

Belgu luajti mirë ndaj Chelseat dhe ai do ta ketë shansin të përballet me mbrojtjen e ngjeshur të Juventusit, e në veçanti me Giorgio Chiellinin.

Chiellini është ndër mbrojtësit më të mirë në botë dhe do të mundohet që ta ndalë Lukakun të shënojë sonte.

Belgium v Italy - Group E: UEFA Euro 2016

Lajmet nga skuadrat:

Unitedi do të jetë sonte pa Marcos Rojo dhe Jesse Lingard, derisa Marouane Fellaini dhe Scott McTominay janë në dyshim.

Fred mund të startojë në qendër të mbrojtjes, derisa Anthony Martial pritet të luajë në sulm pas dy-golëshit ndaj Chelseat.

Emre Can pritet të operohet së shpejti dhe ai nuk mundb të jetë pjesë e kësaj ndeshje, kështu që Cristiano Ronaldo do ta drejtojë sulmuin e Juventusit sonte ndaj ish-skuadrës së tij.

Douglas Costa është i gatshëm dhe pritet ta zëvendësojë Mario Mandzukic, i cili shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës, nuk ka udhëtuar me skuadrën në Mançester.

Formacionet e mundshme:

Manchester United: De Gea; Valencia, Smalling, Lindelof, Shaw; Fred, Matic, Pogba; Rashford, Lukaku, Martial.

Juventus: Szczesny, Cancelo, Bonucci, Chiellini, Sandro; Pjanic, Matuidi, Bentancur; Dybala, Ronaldo, Costa.

Parashikimi:

Man Unitedi ishte fenomenal në pjesën e dytë ndaj Chelseat dhe mund ta fitonte ndeshjen. Megjithatë, ndeshja e sontme do të jetë një test masiv kundër njëres prej skuadrave më të mira në botë.

FBL-ENG-PR-MAN UTD-NEWCASTLE

Juventusi do të synojë fitore pas rezultatit negativ në fundjavë dhe mund të kthehet nga Mançesteri me fitore.

Parashikimi: Manchester United 0-2 Juventus./IndeksOnline/