19:45 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rina Balaj ‘rrëmben’ partnerin e Rita Orës

Reperja e re e cila ka hyrë fuqishëm në skenë Rina Balaj, është në përgatitje të një projekti ‘gjigant’.

Ajo shumë shpjet pritet të sjell një bashkëpunim me reperin e njohur nga Londra, K Koke, shkruan Indeksonline.

Burimet të ‘Indeksonline’ mësojnë se ai po qëndron në Kosovë për të finalizuar bashkëpunimin me rperen e njohur kosovare.

Reperin i njohur, në të kaluarën ka punuar edhe me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora në projektin ‘ Lay Down Your Weapons’.

Kujtojmë që K Koke më parë kishte pasur kontratë edhe me labelin e njohur të Jay- Z, ‘Roc Nation’./Indeksonline/

Temat: