11:46 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Rishikim: Rolls-Royce Cullinan [Video]

Rolls Royce ditë më parë ka prezantuar makinën e parë SUV të prodhuar ndonjëherë, i quajtur Cullinan.

Ky model jo vetëm që është SUV i parë i markës luksoze britanike, por është modeli i parë që kjo kompani është e lumtur të thotë se është e orientuar nga familja, në paktën në disa versione të saja.

Rolls Royce Cullinan do të ofrohet me disa motor, tani ende të pa zbuluar përveç njërit, ai 6.75 litërsh V12 twin turbo që prodhon 563 kuaj fuqi e që bënë që kjo makinë shpejtësinë maksimale ta ketë 250 kilometra në orë ndërsa ajo 0 në 100 kilometra në orë nuk është zbuluar.

Rolls-Royce Cullinan

Ky SUV super luksoz mund të blihet me çmim fillestar prej 272 mijë eurosh, ndërsa pritet të dalë në shitje në fund të këtij viti apo në fillim të 2019-ës. /IndeksOnline/