Rita drejt aeroportit, pritet të dekorohet nga Thaçi
Pas përfundimit të koncertit, Rita Ora po largohet nga Kosova. Ajo menjëherë ka marrë rrugën drejt aeroportit. E në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” shumë shpejtë pritet të zbres edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas burimeve të Indeksonline ka mundësi që Thaçi dhe Rita të takohen në aeroport, ku pritet që presidenti ta dekoroi këngëtarën kosovare me famë botërore.
Thaçi po kthehet nga Mynih ku ka marrë pjesë në një konferencë bashkë me zëvëndëskryeministrin Behgjet Pacolli./Indeksonline/