13:39 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora e pandalshme, edhe e sëmurë nuk i ndal koncertet

Rita Ora është mjaft e angazhuar me projektet të ndryshme, por edhe koncerte të shumta në vende të ndryshme të botës.

Këngëtarja e njohur shqiptare, së fundi ka performuar në Birmingham të Anglisë, ndërsa pas gjitha këtyre angazhimeve ajo ka treguar se është sëmurë, por që nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan Indeksonline.

28- vjeçarja në fotografitë e publikuara së fundi tregoi se është me gripin teksa mori rrugën për një tjetër destinacion.

“E mora gripin e dimrit, kështu që mendova t’i postoja disa fotografi te helikopteri”, ka shkruar Rita sipër imazheve.

Ndryshe, Rita ka kohë që nuk ka publikuar një projekt të ri muzikor./Indeksonline/