15:58 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Rita Ora hap eventin e madh të muzikës “The Biggest Weekend” (Video/Foto)

Rita Ora mbrëmë ka perfomuar në Hamburg të Gjermanisë, pavarësisht problemeve shëndetsore që i janë shfaqur kohëve të fundit.

Megjithatë këngëtarja me prejardhje nga Kosova, do të vazhdoi sërish me koncerte.


Ajo përmes llogarisë Instagram ka bërë të ditur se e pret një vikend i madh dhe fton të gjithë të bëhen pjesë e ngjarjes së madhe të BBC RADIO 1.


“Ne ia dolëm! Bëm hapjen e BBC RADIO! Kjo është hera ime e 7-të në Big Weekend! Nuk mund të pres deri radhën tjetër.. Kjo ishte e veçante sepse vitin e kaluar në të njëjtën kohë kam përfunduar “Girls”. Faleminderit mijëra herë që do jeni sonte këtu. Mos e lejoni shiun të na ndalë”, ka shkruar këngëtarja.