Rita Ora publikon një pjesë të klipit të ri, duket kaq ‘e zjarrtë’
Rita Ora nesër do ta lansojë projektin më të ri muzikor.
Kënga mban titullin ‘Let You Love Me’, ndërsa ylli kosovar ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram edhe një pjesë të këtij projekti.
Në këtë klip Rita duket si gjithnjë atraktive dhe tejet e ‘zjarrtë’, shkruan Indeksonline.
Ndryshe kjo këngë do të jetë pjesë e albumin ‘Phoenix’ që do të lansohet në fund të muajit nëntor./Indeksonline/