18:53 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rita Ora të dielën në Tiranë, gati për koncertin (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do ta “djeg” Tiranën këtë të diel.

Bëhet fjalë për koncertin gjigand të organizuar nga Bashkia e Tiranës, me këngëtaret me famë botërore, Rita Ora.

Motra e Ritës në një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, ka pyetur se a jeni gati për koncertin e së dielës.

“A jeni gati për Shqipërinë të dielën?! Shihemi atje!” ka shkruar Elena Ora në këtë postim.

Rikujtojmë, koncerti të dielën do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit të ndjekin këngëtaren, pra pa pagesë./Indeksonline/