Rita Ora tregon se ka raporte të mira me ish vjehrrën dhe me kunatën! (Foto)
Rob Kardashian dhe Rita Ora në vitin 2012 i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjecare të dashurisë.
Kjo erdhi pas akuzave të Robit, se këngëtarja shqiptare e ka tradhtuar me më shumë se 20 persona, transmeton Indeksonline.
Kurse tash pas 6 viteve duket se edhe Rita edhe familja Kardashian i kanë harruar këto ndodhi. Ato u panë së bashku të marten në “Lorraine Schawartz” në Los Angelos.
Aty pamë Ritën, Kris Janner dhe Kim Kardashian të cilat duket se bisedat i kishin shumë të lirshme, e po kalonin shumë mirë./Indeksonline/