15:37 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Rita ‘zhytet’ në fustanin ngjyrë blu, shkëlqen nga bukuria

Këngëtarja, Rita Ora pasi qëndroi disa ditë në Francë ku mori pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë, po kthehet në Britani të Madhe.

Përmes një fotografije, Rita ka treguar se është duke u larguar nga shteti francez, transmeton Indeksonline.

Pa bërë provokime, Rita Ora dukej shumë atraktive dhe tërheqëse në fustanin ngjyrë blu.

Këngëtarja shqiptare ka qenë mjaftë e pranishme në Evropë muajt e fundit pasi që kishte koncerte të shumta./Indeksonline/