20:24 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Rivaldo: Neymar nuk mund të fitoj asgjë me PSG-në

Legjenda e Brazilit Rivaldo ka pohuar se Neymar nuk do të fitojë “asgjë të rëndësishme” ndërsa ai mbetet te gjigantët francezë, Paris Saint-Germain.

“Nëse Neymar nuk largohet nga PSG ai kurrë nuk do të fitojë asgjë të rëndësishme”, tha 46-vjeçari për  Gazzetta dello Sport.

“Sidomos Liga e Kampionëve, e cila është konkurrenca më e rëndësishme”.

‘Liga franceze është në një nivel më të ulët krahasuar me ligat spanjolle dhe angleze dhe ai luan për një klub pa histori’, shtoi Rivaldo.

Temat: