15:49 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rivali më serioz i Liverpoolit po fiton, Vardy me supergol

Leicesteri po fiton me rezultat 2:1 pas pjesës së parë si mysafir i Aston Villës në kuadër të javës së 16-të të Premierligës.

Golin e parë e realizoi Jamie Vardy, që e çoi në 8 numrin e ndeshjeve radhazi që ka shënuar.

Golin e qetësisë për mysafirët e shënoi Iheanacho në minutën e 41-të, shkruan Indeksonline.

Nëse arrin këtë fitore, Leicester do t’i afrohej në tetë pikë Liverpoolit si ndjekësi më i afërt./Indeksonline/