19:38 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rivarrosën dëshmorët e UÇK-së të Zonës Operative Drenica

Sot ka nisur procesi i zhvarrimit të dëshmorëve të UÇK-së, të Zonës Operative Drenica në fshatin Polcat të Komunës së Skenderajit të cilët janë rivarrosur në Kompleksin Memorial në Marinë.

Rivarrimi do të zgjasë disa ditë, ku janë gjithsej 122 dëshmorë të cilët do të rivarrosën në këtë kompleks, shkruan Indeksonline.

Rivarrimi i tyre u bë me nderime nga FSK-së dhe familjarët të cilët ishin të shumtë në këtë ceremoni.

Siç shihet në videon më poshtë, kolonat e veturave është e gjatë./Indeksonline/