10:08 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

River Plate u kualifikua në finale – skandali i VAR-it mbrëmë ishte fatal për Gremion

Në një ndeshje dramatike të zhvilluar mbrëmë, River Plate ia doli ta eliminojë Gremion nga Copa Libertadores.

Skuadra argjentinase regjistroi fitore ndaj brazilianëve me rezultat, 2-1, ani pse në fillim ishte në disavantazh.

Me këtë fitore, River Plate është kualifikuar në finalen e kompeticionit në fjalë – për herë të dytë në katër vitet e fundit, transmeton IndeksOnline.

Riveri e shënoi golin e fitores në minutat shtesë nga pika e bardhë, e cila u akordua pas akordimit të gjyqtarit të ndeshjes me sistemin, VAR.

Megjithatë, brazilianët janë frustruar për një vendim të gjyqtarit mbrëmë, i cili bëri një huqje të madhe.

Në minutën e 82-të, kur Santos i River Plates barazoi shifrat, u pa që ai e kishte shtyrë topin me dorë në rrjetë, por gjyqtari nuk e anulua golin, madje as nuk u konsultua me VAR./IndeksOnline/