16:36 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Ramadani tregon se ku gaboi Prishtina ndaj Ballkanit

Ballkani ka arritur ta mposhtë Prishtinë në një takim dramë në Suharekë me rezultat final në 2:1, duel ky në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan IndeksOnline


Edhe pse pjesa e parë i takoi plotësisht Prishtinës, ku edhe shënuan gol përmes Otoh John, Ballkani “shpërthei” në 45 minutëshin e dytë, shkruan IndeksOnline

Me dy gola nga Mevlan Zeka, Ballkani bëri një rikthim të madh dhe fitoi tre pikë të plota.


Pas kësaj ndeshje foli edhe tekniku i Prishtinës, Zekirja Ramadani, ku tha kryeqytetasit e pësuan, pas pranimit të golit të parë, pasi në vend se të mbroheshin ata kërkonin golin e fitorës dhe kjo i’u kushtoi.

“Një dekoncentrim në fazën defanstive na kushtoi shumë. Pasi pranuam golin e parë u munduam të dalim përpara dhe të gjejmë sërish golin e dytë, madje duke e inkuadruar në lojë edhe një sulmues, mirëpo e pësuam edhe golin e dytë. Pavarësisht disfatës unë i gëzoj futbollistët për angazhimin, pasi që sot treguan një disiplinë të madhe taktike në fushën e lojës. Jemi dominant ndaj kundërshtarëve, por ka diçka që nuk po shkon. Fati si duket na ka kthyer shpinën”.